Personi i vrarë në Elbasan ishte i dënuar 23 vjet burg për shfrytëzim prostitucioni

21:38 | 4 Tetor 2021
Përparim Bublaku

Mësohen detaje të reja nga ngjarja që ka tronditur Elbasanin gjatë mbrëmjes së sotme, ku u vra një person dhe një tjetër u plagos.

Ardian Çollaku, 50 vjeç mësohet se ka qenë i dënuar me 23 vjet burg në Itali për shfrytëzim prostitucioni.

Nuk është e qartë se përse ai nuk e ka kryer dënimin, por mësohet se operacioni për të kapur e ekstradiar atë ka dështuar, shkruan syri.net.

Kush është Ardian Subashi (Çollaku)?

Autoritetet italiane e kishin dënuar atë me mbi 23 vjet burg për veprat penale te “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje e armeve luftarake dhe e municionit”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme