Google ADS

Krasniqi: PDK-ja ka udhëhequr pakrahasimisht më e mirë se qeveritë tjera

21:30 | 4 Tetor 2021
Përparim Bublaku

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, vlerëson se Qeveria Kurti gjatë këtyre shtatë muajve në pushtet nuk ka ndërmarrë asnjë veprim që e përmirëson jetën e qytetarëve.

“Nëse këta shtatë muaj që kjo qeveri është në pushtet vazhdon të arsyetohet me atë që ka ndodhur më herët, ata do ta përfundojnë mandatin duke u arsyetuar me atë që ka ndodhur më herët”.

“Këta kanë ardhur në pushtet duke e bindur elektoratin që janë të zotë, që janë të mirë, të aftë, që do ta bëjnë këtë apo atë veprim dhe që shtatë muaj nuk kanë bërë absolutisht asgjë”.

“Tri çështje nëse din dikush me mi tregu që vlejnë që e kanë përmirësuar jetën e qytetarëve, unë po ju dëgjoj dhe po e ri mendoj qëndrimin tim” tha Krasniqi.

Krasniqi tha se qeverisja në kohën e PDK-së ka qenë pakrahasimisht më e mirë se ajo e Vetëvendosjes dhe qeverive tjera, njofton Klankosova.tv.

“PDK është në opozitë që dy vite dhe nuk e di ku e gjejnë këta këtë vullnet të arsyetohen duke u thirrur qoftë në PDK qoftë diku tjetër, këta janë në pushtet që dy vjet, herë LDK-ja herë Vetëvendosje dhe nëse për dy vjet një qeveri që ka kompetencë dhe program të qartë mund të bëjë shumë punë”.

“Ne kemi qenë në qeveri më herët dhe po t’i merrni dy vite të qeverisjeve të PDK-së mes viteve 2008-2015 kur ne e kemi udhëhequr qeverinë, unë ju siguroj se janë pakrahasimisht më efikase dhe më dobi prurës dhe më konkrete në rezultate se këto dy vite qoftë në planin ndërkombëtar qoftë në planin e brendshëm”, tha Krasniqi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme