Google ADS

Shefi i EULEX-it thotë se marrëveshja për targat po funksionon

21:08 | 4 Tetor 2021
Përparim Bublaku

Shefi i EULEX-it Lars-Gunnar Wigemark ka dhënë detaje nga zbatimi i marrëveshjes për targat në pikat kufitare Kosovë-Serbi.

Ai ka thënë se ekipet monitoruese kanë vizituar sot gjashtë pikat e përbashkëta kufitare për të përcjellë vendosjen e regjimit të ri të afisheve të targave.

Përmes një psotimi në Twitter ai ka thënë EULEX-i do të monitorojë zbatimin e marrëveshjes.

“Sistemi i ri po funksionon dhe trafiku rifilloi në të gjitha pikat. EULEX do të vazhdojë të ndjekë zbatimin”, shkruan Wigemark në Twitter.

Të hënën ka filluar mbulimi i simbolëve shtetërore për veturat që hyjnë nga Serbia në Kosovë dhe anasjelltas, ashtu siç palët ishtin dakorduar në Bruksel./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme