Izraeli e ka akuzuar Iranin për planifikimin e një “akti terrorist” kundër biznesmenëve izraelitë që jetojnë në Qipro.
Akuza u bë nga zyra e kryeministrit izraelit, pas arrestimit të një burri në Qipro, i cili dyshohet se ishte rekrutuar për të kryer sulmet. Irani, një vend armik i Izraelit, mohoi menjëherë akuzën, duke thënë se Izraeli “po bën akuzë të pabazë”.
Sipas raporteve të mediave lokale, i dyshuari në këtë rast është një azerbajxhanas i moshës 38 ose 39 vjeç i cili posedonte një pasaportë ruse. Ai u arrestua një javë më parë në Qipro pasi kaloi nga Qiproja veriore e pushtuar nga Turqia.
I dyshuari posedonte një armë me shurdhues e cila u gjet në automjetin e tij. Sipas raportimeve ai kishte mbërritur nga Rusia rreth tre javë më parë dhe ishte nën mbikëqyrjen e policisë.
Mediat izraelite dhe ato qipriote kanë shkruar se biznesmeni izraelit, Teddy Sagi ka qenë njëri nga shënjestrat e sulmit. Por, si zyra e kryeministrit izraelit, Naftali Bennett si dhe kompania Sagi mohuan se ky biznesmen mund të ishte një viktimë e mundshme.
“Ky është një incident terrorist i dështuar iranian”, tha Grupi Sagi në një deklaratë.
“Objektivi për vrasjen nuk është Teddy Sagi por izraelitët në Qipro”, shtoi deklarata.
Edhe në të kaluarën zyrtarët izraelitë kanë akuzuar Iranin ose aleatin e tij Hezbollah për kryerjen ose planifikimin e sulmeve ndaj izraelitëve jashtë vendit.
Në vitin 2012, Qipro dënoi një anëtar të grupit militant libanez për komplot kundër izraelitëve.
Në të njëjtin vit, Izraeli dhe Bullgaria akuzuan Hezbollahun për kryerjen e një sulmi vetëvrasës në të cilin u vranë pesë izraelitë dhe një bullgar./REL/
Trumpit i rritet pasuria për një miliard dollarë
Dy vetaksidente në autostrada, dy shoferë në gjendje të rënd...
Egjipti i bashkohet thirrjes së Turqisë drejtuar OKB-së për ...
Liverpooli i vetmi pa humbje pas katër raundesh në Champions...
Dominim total i Arsenal por Inter rrëmben tre pikët
Kryeziu-Hyseni: Kosova s’ka arsye të frikësohet nga presiden...