Një bllokim total i disa prej rrjeteve sociale më të përdorura në botë po shkakton protesta dhe vështirësi të ndryshme në miliarda klientët e tyre.
WhatsApp, Facebook dhe Instragram, tre aplikacionet më të përdorur anë botë dhe që i përkasin Mark Zuckenberg, prej orës 15.59 janë të paarritshme nga çdo anë e botës, duke vështirësuar jo pak komunikimin ndërkombëtar që mbështetet pjesërisht në këto platforma.
Dicka e tillë ka ndodhur edhe në 19 marsin e kaluar, me shërbimin që u bllokua rreth një orë. Zëdhënësi i Facebook Andy Stone u detyrua të përdorë platformën rivale Twitter për të kërkuar ndjesë për vështirësitë.
“Ne e dimë se disa përdorues kanë probleme në qasjen në aplikacionet tona. Ne po punojmë për t’i kthyer gjërat në normalitet sa më shpejt të jetë e mundur dhe kërkojmë falje për çdo shqetësim”. thuhet në njoftim./arbresh.info/
Oriola Marashi, e ‘zjarrtë’ në të kuqe
I shënoi dy gola Strasbourg-ut, Zhegrova në formacionin e ja...
Zelenskyy në SHBA për të prezantuar planin e ri të paqes
Takimi mes Ramës dhe Erdogan: Të forcojmë lidhjet dypalëshe
Haxhiu takon shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, flasin për r...
Haradinaj: FSK-në për dy vjet e lëshuan mbi 11 për qind e us...