Ylli i Evertonit, Andros Townsend ka zbuluar disa detaje të tjera lidhur me sulmuesin Cristiano Ronaldo gjatë ndeshjes së fundit.
Townsend sapo shënoi për Evertonin festoi në stilin e CR7 “Siuuu” midis “Old Trafford”, derisa pas ndeshjes edhe mori fanellën e portugezit.
Sidoqoftë, ish lojtari i Crystal Palace nuk mendon se Ronaldo e pa duke festuar, ngase nuk do ia jepte fare fanellën.
Për TalkSport, Townsend tha se qëllimi ishte të merrte fanellën e Ronaldos derisa ia kërkoi katër herë.
“E bëra si qëllim që të mos largohesha nga Old Trafford pa fanellën e Cristiano Ronaldos”.
“E patë sapo mbaroi ndeshja, vrapova drejtë tij, ai thoshte diçka në gjuhën portugeze dhe i kërkova fanellën tre apo katër herë dhe në fund më tha ‘do të jap kur të hymë brenda”.
“Pastaj prita brenda në dhomën e zhveshjes dhe në fund e mora”.
“Në atë kohë, ai ishte duke ecur jashtë fushës, nuk mendoj që e pa festimin sepse kamera nuk ia ka lejuar dhe ishte duke folur me lojtarët”.
“Mendoj që nëse do e kishte parë festimin, nuk kishte asnjë shans që ta merrja atë fanellë”, deklaroi ai.
Tutje, 30-vjeçari zbuloi se bisedoi me Rafa Benitezin për këtë festim, në rast që do kishte shënuar.
“E diskutuam me trajnerin më herët dhe rrugës për në Manchester, djemtë thanë ‘A do ta bëje nëse do shënoje’ dhe i thashë ‘Po’.
“Ata shtuan: ‘Sigurohu të jetë e fitores ose në fund të ndeshjes që Ronaldo të mos këtë shansin për t’u përgjigjur”.
“Unë u mërzita pak, pothuajse u shtrëngova, shikova në orë dhe ishte minuta e 65, kështu që i kam dhënë gjysmë ore lojtarit më të mirë të të gjitha kohërave të shënoi që të bëjë të dukem si budalla dhe ai të shënojë golin e fitores”.
Ndërkohë, takimi u mbyll me rezultat 1 – 1.
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...