Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci mori pjesë në konferencën ku u prezantua raporti hulumtues “Adresimi i seksizmit, ngacmimit dhe ngacmimit seksual në Kosovë” të realizuar nga Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis.
Përmes një postimi në facebook tutje shkruhet:
“Ministrja Nagavci theksoi se, Ministria e Arsimit subjekt kryesor ka fёmijёt, nxёnёsit dhe studentёt, andaj roli esencial i këtij institucioni ёshtё ndёrgjegjёsimi dhe edukimi i fëmijëve dhe tё rinjve larg të gjitha formave të sjelljeve tё dhunshme e abuzive.
Ministrja Nagavci tha se Edukimi seksual e shëndeti riprodhues ka qenë ndër risitë që i ka sjellë kurrikula e re, për të gjitha klasat dhe nivelet e arsimit parauniversitar.
Ndër të tjera, Nagavci u shpreh se, duke qenё se hulumtimet flasin pёr prezencёn e gjuhёs seksiste, ngacmuese dhe tё ngacmimeve seksuale, ёshtё mёse i domosdoshёm edukimi seksual i fёmijёve dhe tё rinjve tanё.” /arbresh.info/
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?