Në Mitrovicën e Veriut nuk po zbatohet marrëveshja e Brukselit për stikersa

14:20 | 4 Tetor 2021
arbresh.info

Numri i veturave që kanë mbuluar simbolet e Serbisë në targat e veturave është i vogël në Mitrovicën e Veriut.

Konkretisht tek sheshi “Car Llazar”, janë të pakta veturat që po respektojnë marrëveshjen e arritur në Bruksel javën që shkoi.

Qarkullim i lirshëm po zhvillohet edhe nga personat që ngasin automjetet me targat ilegale “KM”.

Kujtojmë se që nga ora 08:00 e mëngjesit e ditës së sotme ka hyrë në fuqi marrveshja e Brukselit në të cilën thuhet se çdo veturë që hynë nga Serbia në Kosovë dhe nga Kosova në Serbi duhet të mbulohet me stikers.

Kjo marrëveshje u pasua me largimin e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës nga pikë kalimet kufitare në Jarinjë e Bërnjak, prania e të cilëve kishte quar në bllokimin e rrugëve drejt këtyre pikave nga serbët lokal për 12 ditë.

Kjo situatë u krijuar si rezultat i vendimit për reciprocitet me targa nga pala kosovare për veturat që vijnë nga Serbia./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme