Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, mori pjesë në ceremoninë e certifikimit të 130 koordinatorëve për sigurim të cilësisë nga të gjitha shkollat e arsimit profesional në Kosovë.
Me këtë e rast, ministri Bajrami tha se, MAShT–i ka për synim ngritjen e vazhdueshme të cilësisë në arsim, krijimin e shkollave dhe sistemit cilësor edukativo-arsimor, të bazuar në nevojat e tregut të punës.
“Mendoj se investimet në arsimin profesional duhet të rriten, por duhet te kemi edhe ndërtim sa më të shpejtë të standardeve të arsimit profesional. Ndërsa, po punojmë me partnerë rajonal e ndërkombëtarë që kanë traditë arsimin profesional, siç janë Gjermania, Austria, Luksemburgu, Zvicra dhe shtetet tjera të Bashkimit Evropian, që e mbështesin dhe janë të gatshme të mbështesin arsimin profesional në kuptimin e ndërtimit të standardeve”, tha ministri Bajrami.
“Qeveria duhet ta përballojë dhe planifikojë në aspektin buxhetor, në mënyrë që të sigurojmë që arsimi profesional të jetë edukim me standardet evropiane, dhe arsimim me punën praktike dhe shkathtësi. Duhet të kujdesemi që Qendrat e Kompetencës, të jenë në funksion të asaj për çka janë themeluar“, tha ministri Bajrami.
Ministri theksoi se jemi duke zhvilluar me Bashkimin Evropian projektin: “Përshtatja Sistemit Arsimor Nevojave të Tregut të Punës”, ndërsa bëri të ditur se së shpejti do të miratohet në nivel kombëtar “Strategjia për Ngritjen e Cilësisë“, e cila do të shpërndahet në shkollat e Kosovës.
Në vazhdim, ministri Bajrami, tha se do të shikojmë mundësinë e hartimit të një kurrikule të re për arsimin dhe aftësimin profesional, të kemi module praktike për këtë sektor, njëherësh do të punojmë në trajnimin e vazhdueshëm të mësimdhënësve.
Në fund, ministri Bajrami, gjithashtu theksoi se edhe universitetet në Kosovë duhet të shikojnë mundësitë e profilizimit në fusha të caktuara.
Ky trajnim u mundësua nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë dhe Autoritetit Kombëtar i Kualifikimeve, që njëherësh mbështetë zbatimin e Kornizës Kombëtare për Sigurim të Cilësisë.
Osmani takon mërgimtarët në Kanada: Kudo, një copëz Kosove &...
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh
Hamza u bënë thirrje mërgimtarëve në Gjermani që të regjistr...
Të premten bëhet tërheqja e shortit për Kupën e Kosovës
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...