Google ADS

Kenia, 200 mijë njerëz mund të konsumojnë vetëm një vakt ushqim në ditë

10:03 | 4 Tetor 2021
arbresh.info

Për shkak të thatësirës së vazhdueshme në vendin e Afrikës Lindore, Kenia, thuhet se afërsisht 200.000 njerëz mund të konsumojnë vetëm një vakt në ditë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Departamenti i Meteorologjisë në Kenia, thuhet se qindra mijëra njerëz në rajonet veriore dhe lindore të vendit kishin vështirësi në gjetjen e ushqimit dhe ujit për shkak të thatësirës.

Në deklaratë theksohet se afërsisht 200.000 kenianë mund të konsumojnë vetëm një vakt në ditë dhe 9.000 njerëz tjerë kanë nevojë për trajtim urgjent për shkak të kequshqyerjes.

Gjithashtu thuhet se kafshët u prekën negativisht për shkak të thatësirës dhe theksohet se kjo situatë ndikoi negativisht tek kenianët që sigurojnë jetesën nga blegtoria.

Në deklaratë thuhet se sezoni i thatësirës do të vazhdojë deri në dhjetor dhe se rajonet si Mombasa, lumit Tana, Kilifi, Lamu, Kwale, Mandera, Marsabit, Wajir, Garissa dhe Isiolo do të preken nga kushtet e motit të thatë dhe të nxehtë.

– Fatkeqësia kombëtare është shpallur në më shumë se 20 rajone të vendit

Për shkak të thatësirës në pjesët veriore dhe lindore të Kenias, më shumë se në 20 rajone është shpallur e gjendja e katastrofës kombëtare.

Në vend ku 2,1 milionë njerëz përballen me urinë, më shumë se 500.000 fëmijë vuajnë nga problemet shëndetësore për shkak të kequshqyerjes.

Në Kenia e cila po përballet me infektimin më të madh të karkalecave në historinë e saj vitet e fundit, kriza e ushqimit ka mundësi të përshkallëzohet për shkak të reshjeve të pamjaftueshme gjatë stinëve me shi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme