Kryetari aktual i Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka njoftuar se është në përgatitje të kallëzimit penal ndaj ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.
Këtë të fundit e ka kritikuar për qasjen duke thënë se ka dy përvoja “të hidhura” me të, teksa të njëjtin e ka cilësuar si ministrin më “arrogant” në Qeverinë e Kosovës.
Kastrati, në emisionin ‘Pressing’ në T7, ka treguar një përvojë që ka pasur me nivelin qendror për çështjen e ndryshimit të pasqyrës financiare.
“Për mu ministri më arrogant është Hekuran Murati. I kam dy përvoja me të. Për shembull Auditori na e dha raportin e kualifikuar se në Komunën e Kamenicës ekzistonte një pronë që ajo i ka taku Ranillugut mas decentralizimit. Ajo nuk ishte as keqpërdorim me para, ishte mbivlerësim i pasurisë”, ka sqaruar ai.
“Edhe unë i kërkoj Ministrisë dhe Thesarit iu them të lutem ndryshoje, sepse është në regjistra një gabim i paqëllimtë. Auditori na e lejon një gjë të tillë nëse i ndryshon Ministria pasqyrat financiare. Ata thonë jo, nuk e kemi ndryshuar për askënd. Ndërkohë ndodhën të njëjtat probleme për Prizrenin, Qeveria vendosi që Prizreni t’ia ndryshojë, që mos me pasur raport të keq të Auditorit për Prizrenit. Tash jemi tu përgatit kallëzim penal ndaj ministrit. Ai nuk mundet duke e keqpërdor detyrën e vet diku duke mos veprua. Mua më ka shkaktuar dëm”, ka thënë tutje i pari i Kamenicës.
Akuza Kastrati ka pasur edhe ndaj ministres së Arsimit, Arbërie Nagavcit, për të cilën është shprehur se ia ka refuzuar propozimin për reformat e arsimit në Kamenicë “për kalkulime politike”.
Sot seancë plenare, Kuvendi i Shqipërisë shqyrton projektbux...
Kryeministri rumun i reagon Kurtit për ndeshjen Rumani–Kosov...
Reagon legjenda e Hungarisë pas skenave rrëqethëse ku mbeti ...
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...