Google ADS

Rina Balaj befason me fotosesionin e ri

22:58 | 3 Tetor 2021
Arbresh.info

Ajo tashmë njihet për eksperimentet që bën në pamje dhe jo vetëm kaq.

Fjala është për reperen nga Istogu, Rina Balaj, që tashmë ka provuar të gjitha ngjyrat e flokëve, shkruan Telegrafi.

E së fundmi ajo është kthyer në një zeshkane të theksuar, të cilën rrallë herë e kemi parë të tillë.

Autorja e “Rosita” ka realizuar një fotosesion para aparatit të fotografit Klevin Halili dhe dukej e mahnitshme.

Kostumi i bardhë unik e ka bërë të shfaqet edhe më në formë, në fytyrë nuk kanë munguar as nuancat blu.

Fotografitë morën mijëra pëlqime për vetëm pak minuta e po ashtu edhe reagimet ishin nga më të ndryshmet.

“Addiction” mbetet prurja e fundit e realizuar nga Balaj me mbi dy milionë klikime në YouTube.

 

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by balerina (@isyourgirlrina)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme