Me rezultat 2-1, Eintracht Frankfurti ka fituar përballë Bayern Munichut në Allianz Arena, në ndeshjen e javës së shtatë në Bundesliga.
Rezultati u zhbllokua pas 29 minutash lojë, kur Leon Goretzka pranoi një top nga Robert Lewandowski dhe shënoi.
Megjithatë, epërsia e bavarezëve nuk zgjati, pasi Filip Kostic harkoi nga këndi drejt Martin Hinteregger, i cili kërceu më së larti dhe realizoi me kokë (32’).
Me rezultat të barabartë, skuadrat shkuan në pushim, ndërsa në gjysmën e dytë, mysafirët realizuan edhe gol që rezultoi i fitores.
Djibril Sow dërgoi një pasim të shkurtë dhe të saktë drejt Filip Kostic, i cili e dërgoi në rrjetë.
Kjo ishte humbja e parë e Bayern Munichut në këtë sezon, ndërsa ka arritur pesë fitore dhe një barazim, ashtu që kryeson në tabelë me një pikë më shumë së Borussia Dortmundi.
Në anën tjetër, kjo ishte fitorja e parë e Eintracht Frankfurti në edicionin e ri, pas pesë barazimesh dhe një humbjeje.
Mos e përdorni këtë fjalëkalim pasi hakerit do t’i duhet vet...
Reali do ta huazojë Endrickun, pesë klube pas yllit brazilia...
Vazhdon debati mes Edit dhe Gresa, sherr rrobat
Biden në takimet e fundit në Forumin e Bashkëpunimit Ekonomi...
Kryeministri Kurti viziton Kombëtaren e Kosovës, shpreh mbës...
Kooperativa “Krusha”: Që nga viti 2015 nuk kemi marrë asnjë ...