Google ADS

Mbyllet pa fitues derbi në Premier Ligë

19:33 | 3 Tetor 2021
KRG

Ka përfunduar super derbi anglez mes Liverpoolit dhe Manchester Cityt.

Pavarësisht që u shënuan katër gola, në fund nuk kishte fitues, me ndeshjen që përfundoi me rezultat 2 – 2.

Pjesa e parë përfundoi ashtu siç nisi, ngase asnjëra skuadër nuk i konkretizoi rastet.

Phil Foden kishte dy mundësi të mira, por Alisson Becker ishte gjithmonë në vendin e duhur.

45-minutëshi i dytë ishte i ‘çmendur’ ku u shënuan plotë katër gola.

Liverpool së pari kaloi në epërsi përmes Sadio Mane që u asistua për mrekulli nga Mohamed Salah (59′).

Pas 10 minutave, Man City barazoi rezultatin me anë të Phil Foden, që shënoi nga një pozitë jo e favorshme pas një asistimi të Gabriel Jesus (69′).

Sidoqoftë, shtatë minuta më vonë, Liverpool gjeti sërish golin, këtë herë përmes Salah që dribloi mes tre lojtarëve dhe e dërgoi topin në rrjetë (76′).

Por, vetëm pesë minuta më vonë, Kevin de Bruyne në mënyrë fenomenale barazoi rezultatin me një supergol (81′).

Kështu, Liverpool tani renditët në pozitën e dytë me 15 pikë, një më shumë se Man City që renditët në pozitën e tretë me 14 sosh.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme