Shqipëria regjistron tri raste të vdekjes nga COVID-19

19:05 | 3 Tetor 2021
KRG

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë shpërndau bilancin e 24 orëve të fundit të pandemisë së koronavirusit, ku vihet re një ulje të shifrave.

Janë tre viktimat, ndërkohë që rastet e reja janë 467. Ndërkohë, në Spitalet COVID po marrin trajtim 182 pacientë, nga të cilët 40 janë në gjendje më të rënduar.

Janë kryer 2.592 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID, 467 qytetarë: 168 në Tiranë, 36 në Selenicë, 20 në Krujë, 18 në Lushnje, 17 në Durrës, 15 në Vlorë, 14 në Kamëz, 13 në Elbasan, Gramsh, 12 në Berat, 11 në Fier, 10 në Korçë, 9 në Kurbin, Himarë, 8 në Shkodër, Kukës, Patos, Gjirokastër etj.

Janë 8.951 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 182 pacientë, nga të cilët 40 janë në gjendje më të rënduar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID-19 dy qytetarë nga Durrësi 58 dhe 74-vjeç, një qytetar nga Tirana 70-vjeç.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë regjistruar 171.794 raste pozitive, prej tyre 160.130 janë shëruar, 8.951 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 2.713 pacientë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme