Kripa e tepërt dobëson sistemin imunitar, thotë studimi i fundit

19:05 | 3 Tetor 2021
Trina Galanxhi

Dieta e tëpërt me kripë dobëson sistemin iminutar dhe e bën më të vështirë për trupin tuaj luftën kundër infeksioneve bakteriale, zbulon një studim.

Studiuesit nga Spitali Universitar i Bonit i ushqyen minjtë me një dietë të pasur me kripë dhe zbuluan se ata pësuan infeksione më të rënda bakteriale si rezultat, transmeton portal arbresh.info

Më pas ata kanë ushqyer disa vullnetarë me dietë të pasur me kripë dhe zbuluan se ata shfaqen mungesë të imunitetit.

Nga sistemi imunitar, deri te shëndeti i zemrës: 5 arsye pse duhet t’i hani pjeshkat

Organizata Botërore e Shëndetit thotë se njerëzit duhet të konsumojnë jo më shumë se 0.17gr kripë në ditë, që korrespondon me afërsisht një lugë çaji.

Studimi i kryer në Gjermani ka zbuluar se njerëzit zakonisht e tejkalojnë këtë rregull, duke vënë në rrezik shëndetin e tyre.

Christian Kurts, nga Universiteti i Bonit, tha se studimi i tyre i ri dëshmon se konsumi i tepërt i kripës dobëson një pjesë të rëndësishme të sistemit imunitar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme