Google ADS

Mehaj: “Siguria nacionale u provokua dhe sfidua nga Serbia”

18:35 | 3 Tetor 2021
Arbresh.info

Ministri i mbrojtjes Armend Mehaj, ka thënë se siguria në Kosovë është sfiduar nga Serbia gjatë këtyre ditëve.

I pari i mbrojtjes në Kosovë ka theksuar se është detyrim ligjor mbrojtja e rendit kushtetues.

“Gjatë ditëve të kaluara, mjedisi i sigurisë sonë dhe ai i sigurisë rajonale, u sfidua duke u provokuar situatë e tensionuar politike dhe e sigurisë nga Qeveria e Republikës së Serbisë.Në përputhje me kompetencat dhe detyrimet ligjore, Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës, realizojmë monitorimin, analizën , si dhe vlerësimin e pandërprerë , gjatë 24 orëve në 7 ditë të javës, të të gjitha kërcënimeve dhe rreziqeve që kanosin sistemin tonë të sigurisë dhe mbrojtjes”, ka shtuar ai tutje përmes një postimi në rrjetin social facebook. /arbresh.info/

Shkrimi i plotë:

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme