Agjencia franceze e lajmeve “Euronews” ka shkruar për zbatimin e marrëveshjes për targat që u arrit në Bruksel.
Ky medium ka theksuar se nga dje ka filluar të hyjë në zbatim kjo marrëveshja duke theksuar se nga pikat kufitare në veri të Kosovës janë larguar barrikadat që ishin të vendosura për 13 ditë nga protestuesit serbë, duke shtuar se ishin larguar edhe Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës.
“Misioni i KFOR-it i drejtuar nga NATO mori të shtunën zonën pranë dy vendkalimeve kufitare Kosovë-Serbi pas një marrëveshjeje të arritur nga të dy vendet që synonte uljen e tensioneve të shkaktuar nga një mosmarrëveshje mbi targat e automjeteve”, shkruhet në artikullin e Euronews.
Në artikull tutje shkruhet se kjo marrëveshje u arrit nën ndërmjetësimin e emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, duke shtuar se nga 20 shtatori këto zona ishin të bllokuara për qarkullimin e automjeteve, shkruan Euronews. /KK/
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi
Agjenda e aktiviteteve për shënimin e 17-vjetorit të Pavarës...