Një aeroplan privat me tetë persona në bord është rrëzuar në zonën e Via Marignano-s. Për pasojë nuk ka mundur të mbijetojë asnjë nga personat në bord.
Sipas raportimeve të mediave italiane, aeroplani u rrëzua rreth orës 13.09 dhe u përfshi nga flakët pasi u përplas në një ndërtesë të boshatisur që po rinovohej. Në vendin e ngjarjes ndodhen zjarrfikësit, policia dhe karabinierët. Ndërsa, ekipet e shpëtimit flasin për pamje troditëse nga vendi i ngjarjes.
Aeroplani sapo ishte ngritur nga aeroporti privat Linate dhe kishte si destinacion Olbia-n , në Sardenjë. Mjeti fluturues u përplas pasi përshkroi 4 deri në 5 milje dhe më pas u përfshi nga flakët si pasojë e impaktit. /abcnews.al/
Gjykata e Francës e mban në fuqi dënimin e Sarkozyt për korr...
Presidentja e Sllovenisë me komandantin e KFOR-it: Jeni një ...
Familjarët e të pagjeturve kërkojnë presion më të madh mbi S...
Dasara Karaiskaj për Parashqevi Simakun: Atë grua e përçudnu...
Shqipëria trajnon ushtarët ukrainas në Komandën e NATO-s
Real Madrid e fiton Kupën Interkontinentale