Zaev i tregoi pritjet nga Samiti i BE-së për Ballkanin Perëndimorë

11:49 | 3 Tetor 2021
V. S.

Kryeministri Zoran Zaevi ka shprehur bindjen se në Samitin e ardhshëm të BE-së, do të jepet porosia për zgjerimin e Unionit ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimorë. Siç u shpreh ai, edhe pse në këtë Samit nuk merren vendime, ai mund të jetë motivim i qartë deri tek vendet e rajonit.

“Ky nuk është Samit në të cilin merren vendime, ky është samit politikë që i kushtohet Ballkanit Perëndimorë. Unë besoj se me formulime adekuate të fjalive, do të jepet porosia për zgjerimin e BE-së drejt Ballkanit Perëndimorë. Kjo porosi do të jetë e pastër dhe e qartë”, tha Zaev.

Samiti i BE-Ballkani Perëndimorë do të mbahet më 6 tetor në Bërdo të Sllovenisë./alsat.mk/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme