Një muaj pas vendosjes së sundimit të talebanëve në Afganistan, po rritet frika se grave do t’u hiqet sërish e drejta për të ndjekur arsimin e lartë si dhe të jenë aktive në jetën publike. Udhëheqësit talebanë thonë se universitetet publike do të qëndrojnë të mbyllura deri sa të krijohen kushtet që vajzat të jenë në klasa të ndara më vete.
Ndërkohë ligjvënësit amerikanë po i bëjnë thirrje administratës Biden të rrisë presionin ndaj udhëheqësve talebanë për të respektuar të drejtat e grave.Sipas talebanëve, vajzat do të lejohen të ndjekin shkollën dhe nuk do të përjashtohen nga jeta publike, siç ata bënë kur ishin në pushtet nga viti 1996 deri në vitin 2001. Por aktivistët afganë për të drejtat e grave, si Mahbouba Seraj, janë skeptike.
“Herën e parë kur erdhën talebanët, ata nuk thanë se shkollat do të mbyllen për vajzat. Arsyetimet e tyre ishin saktësisht të njëjta me justifikimet tani. Prisni, se ne do të krijojmë kushtet për ju. Dhe gratë e Afganistanit pritën për disa vjet dhe asgjë nuk ndryshoi”, thotë ajo.
Gjatë një seance dëgjimore në Kongres në muajin shtator, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u tha ligjvënësve se do të emërojë një zyrtar të lartë të Departamentit të Shtetit për të mbikëqyrur çështjet që lidhen veçanërisht me gratë në Afganistan, por kjo nuk ka ndodhur ende.
Ligjvënësja domkrate Mary Gay Scanlon mirëpriti premtimin e zotit Blinken në një intervistë për Zërin e Amerikës.
“Unë mendoj se çdo shtet që injoron njerëzit e talentuar ose përpiqet të shtypë kontributet e grave është në rrezik si brenda ashtu edhe jashtë. Por SHBA dhe Grupi i Shtatë aleatëve kanë rënë dakord të koordinojnë përgjigjen ndaj talebanëve. SHBA ka bllokuar qasjen e talebanëve në rezervat e Afganistanit për të siguruar që ata të përmbushin premtimet për të respektuar të drejtat e grave dhe ligjin ndërkombëtar”, tha ajo.
Të enjten, gjashtë gra afgane u mblodhën para një shkolle të mesme në Kabul për të bërë thirrje që vajzat të lejohen të kthehen në klasa.
Rojet talebane përdorën dhunë si dhe qëlluan me armë zjarri në ajër për t’i shpërndarë. Ata gjithashtu goditën edhe një gazetar të huaj dhe e penguan të filmonte. Kjo ngjarje thonë ekspertët, ngre shumë pyetje në lidhje me të ardhmen e grave në Afganistan./voa/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...