Zhduken 70 emigrantë në Mesdheun Lindor, asnjë vend nuk iu përgjigj thirrjes për ndihmë

09:32 | 3 Tetor 2021
Trina Galanxhi

Një total prej 70 emigrantësh, të cilët lundruan nga bregu Lindor i Libisë në Europë katër ditë më parë, u zhdukën në pjesën lindore të Detit Mesdhe.

“Migrantët dërguan mesazhe për ndihmë disa herë”, deklaroi në mediat sociale një organizatë joqeveritare, e cila ka punësuar vullnetarë për të pranuar telefonatat nga emigrantët në vështirësi, transmeton portal arbresh.info

Organizata deklaroi se kontakti i fundit me emigrantët ishte ndërsa ata ishin në ujërat territoriale të Maltës pranë ujërave italiane.

Organizata ka theksuar se asnjë nga vendet në Mesdhe nuk i është përgjigjur thirrjes së tyre për ndihmë.

Libia është rruga kryesore për mijëra emigrantë, kryesisht nga pjesa sub-Sahariane e Afrikës, të cilët po përpiqen të arrijnë në Europë nga deti.

Më shumë se 1,360 emigrantë kanë vdekur në Mesdhe që nga fillimi i vitit, tha Organizata Ndërkombëtare për Migracionin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme