Google ADS

Për 9 muaj, 300 raste të reja me kancer të gjirit në Kosovë

08:06 | 3 Tetor 2021
Përparim Bublaku

Nëntëmujori i parë i këtij viti është shënuar me 300 raste të reja me gra që janë prekur me kancer të gjirit.
Për dallim nga viti i kaluar, kjo sëmundje këtë vit është rritur 4% më shumë.

Kështu thotë për arbresh.info drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurteshi.

Sipas tij Kushtet e trajtimit që ofron Onkologjia janë relativisht të mira, pasi që ofron të gjitha kushtet për trajtimin e kancerit të gjirit.

Ai thotë se fushatat vetëdijesuese kanë ndikuar shumë, pasi kjo sëmundjen është në rritje.

“Në nëntë mujorin e parë të këtij viti janë shënuar rreth 300 raste të diagnostikuar me kancerin e gjirit. Numri nuk ka rënë, por për dallim nga viti i kaluar është rrit në 4 % më shumë. Por fushatat vetëdijesuese janë duke ndikuar shumë, por duhet të bëhet edhe më shumë, pasi numri i rasteve me shtabin e parë të sëmundjen është në rritje. Klinika e Onkologjisë ka të gjitha kushtet për trajtimin e kancerit të gjirit”, thotë Kurteshi.

Gjatë këtij muaji pritet të ketë edhe fushatë ndërgjegjësimi nga Shoqata e Onkologëve për ngritje të vetëdijes së grave lidhur me sëmundjen, qoftë përmes ligjëratave, por edhe me aktivitete të tjera, thotë drejtori i Shoqatës së Onkologëve të Kosovës, Arben Bislimi.

“Këtë vit e kemi kongresin onkologjisë me Oden e Mjekeve me 15,16. Për fushatë ndërgjegjësimi gjatë tetorit, do të shohim me shoqatat e pacienteve koordinimin gjatë javës që vjen”, thotë ai

Ndryshe, muaji tetor është muaj i vetëdijesimit nga sëmundja e kancerit të gjirit, një prej sëmundjeve më të shpeshta të regjistruara në Kosovë te gratë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme