Covid-19 po rrezikon shumë edhe gratë shtatzënë.
Në Spitalin Infektiv vala e 4 ka sjellë rritje të shtrimeve të grave shtatzënë për shkak të komplikacioneve të rënda nga Covid, krahasuar me pikun e valës në Shkurt-Mars të këtij viti.
Në Tiranë, 10 nëna kanë kryer lindje të parakohshme për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore nga Covid. Në dy maternitete në Tiranë janë 10 foshnje që po vijojnë të ndiqen nga bluzat e bardha pasi kanë lindur para kohe.
Pak ditë më parë Covid i mori jetën një 33-vjecareje në muajin e 4 të shtatzënisë e shtruar në reanimacion në Spitalin Infektiv Covid-1.
Qendra për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve ngre me shqetësim mosvaksinimin e grave shtatzëna.
Ekspertët rekomandojnë vaksinimin si para edhe gjatë shtatzënisë për femrat, pasi në këtë mënyrë ulin riskun për humbjen e jetës. Sipas qendrës për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve gratë shtatzëna me simptoma të Covid kanë 70% risk për humbjen e jetës./tvklan/
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...