Studiuesit në Universitetin e Floridës Qendrore po eksplorojnë mundësinë e përbërësve të ushqimit që ndihmojnë në zvogëlimin e transmetimit të COVID-19.
Studiuesit janë duke kërkuar ushqimet që mund të zvogëlojnë pështymën aktive të një individi, duke minimizuar kështu sasinë e patogjeneve që mund të lëshojnë në ajër, transmeton portal arbresh.info
“Ky është një koncept i ri në kontekstin e kontrollit të burimit,” tha MichaelKinzel, i cili aktualisht është një asistent profesor në Departamentin e Inxhinierisë Mekanike dhe Hapësinore të UCF.
Studiuesit theksuan se padyshim që maksa ndihmon në parandalimin e Covid-19, por sipas tyre ky është studimi i parë që fokusohet në ushqimin që hamë.
“Kur dëgjuam teshtima që transportuan aerosole mbi 27 metra në fillim të pandemisë, kuptuam se këto duhet të jenë aerosole të vogla, të ngjashme me ato që shihni në një grykë mjegulluese. Mendimi ynë është që të përqëndrohemi në ndryshimin e atyre pikave në mënyrë që ato të bien në tokë dhe të mos udhëtojnë aq larg”, thuhet në studim.
Hulumtimet shikuan nga afër aspektet e ndryshme të pështymës, përfshirë trashësinë dhe sasinë e saj, dhe sesi ato cilësi ndikojnë në atë se sa larg mund të udhëtojnë pikat dhe aerosolët nga teshtitja dhe kollitja – të dy faktorët që janë kyç për përhapjen e ajrit.
Ekipi përdori kamera me shpejtësi të lartë për të kapur teshtitjet dhe për t’i analizuar ato kornizë-kornizë. Ata më pas përdorën softuer për përpunimin e imazhit për të përcaktuar sasinë e saktë të pikave dhe aerosoleve.
Studiuesit vunë re se xhenxhefili uli sasinë e pështymës së prodhuar nga teshtitja me mbi 80% dhe funksionoi po aq mirë sa një maskë në zvogëlimin e distancës së përshkuar nga pikat dhe aerosolet.
U gjet se edhe çamçakëzat rrisin trashësinë e pështymës me 5%, ndërsa mielli e rrit atë.
Studimi nënkupton që produktet ushqimore ekzistuese mund të ndryshohen për të rritur efektet e tyre të ndryshimit të pështymës, dhe kështu të zvogëlojnë transmetimin në ajër. Studiuesit sugjeruan që ndoshta një copë çokollatë do të funksiononte mire për parandalimin e Covid-19
Studimi u botua në Nature Scientific./arbresh.info/
Pas puthjes që bëri shumë bujë, Gresa dhe Vullneti vijnë me ...
Spanja ndërmerr operacionin më të madh në kohë paqeje për të...
Kurti takon mërgimtarët në Zvicër: Krenar për lidhjet e fort...
Harris: Nga bijë emigrantësh, tek një emërim historik për pr...
PSG-ja fiton minimalisht ndaj Lens dhe vazhdon shkëputjen ng...
Analistët komentojnë kërkesën për status të ri të gjuhës ser...