Karim Benzema është i bindur se në një të ardhme të afërt, Kylian Mbappe do ta veshë fanellën e Real Madridit.
Reali bëri ofertë zyrtare për Mbappen në javën e fundit të merkatos së verës, por Paris Saint Germain nuk u përgjigj, dhe e mbajti Mbappen për të krijuar një treshe sulmuese të frikshme me Messin dhe Neymarin.
Tani PSG ka nisur punë që ta bindë Mbappen që të qëndrojë dhe të rinovojë kontratën, por Benzem nuk ka asnjë dyshim se Mbappe do të realizojë ëndrrën, duke luajtur në “Santiago Bernabeu”.
Mbappe është në vitin e fundit të kontratës dhe nëse nuk rinovon me PSG-në, në janar do të jetë i lirë të bisedojë me cilindo klub të dojë.
“Ai e ka thënë edhe vet, dëshiron diçka më shumë. Një ditë do të luajë në Real Madrid. Nuk e di kur, por do të vijë. Është çështje kohe”, tha Benzema për L’Equipe.
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshua...
Turi me diasporën, Rama takon nesër shqiptarët e Londrës
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd...
Kanadaja i dorëzon Ukrainës sistemin ushtarak NASAMS