Google ADS

Nis largimi i barrikadave dhe trupave të Njësisë Speciale nga Jarinja

09:07 | 2 Tetor 2021
L G

Kamionët janë ndezur e mbeturinat po mbledhin.

Aktualisht po bëhen përgatitjet e fundit për tu larguar nga Jarinja, shkruan arbresh.info.

Fiks në ora 08:00, Njësia Speciale dhe protestuesit serbë pritet të largohen nga Jarinja. Njëjtë pritet të ndodh edhe në Bernjak.

Ndryshe, bllokada 13 ditore pritet të përfundoj sot pas marrëveshjes së arritur në Bruksel më ndërmjetësim të Bashkimit Evropian.

Me marrëveshjen e arritur veturave të dy shteteve në kufi do ti vendoset stikers në simbolet e shteteve. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme