Paul Pogba është gjithnjë e më afër kalimit te Real Madridit, bën të ditur El Nacional.
Los Blancos ka kohë që po tentojnë të transferojnë mesfushorin francez nga Manchester United, por deri më tani nuk ja kanë arritur.
Sipas asaj që raporton El Nacional, agjenti Mino Raiola ka filluar bisedimet me madrilenët për të arritur një marrëveshje për lojtarin.
Klubi nga kryeqyteti spanjoll është i gatshëm që të transferojë Pogban, duke ditur se kontrata e tij skadon në verën e vitit të ardhshëm.
Manchester United po tenton ta bind atë që të rinovojë kontratën, mirëpo ende nuk ka asnjë marrëveshje mes tyre.
Në garë për Pogbën është edhe Paris Saint-Germain, por lojtari e preferon kalimin në Santiago Bernabeu. /Telegrafi/
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen
Vendoset gurthemeli i Shkollës së Mesme Profesionale në Podu...
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë