Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) kërkon që urgjentisht Qeveria e Kosovës të jep sqarime për të gjitha rrethanat dhe arsyetimet e refuzimit të projektit të gazit.
Po ashtu, përmes një reagimi ku institut kërkon që të rishqyrtohet në kornizën e diskutimeve për rrugën e dekarbonizimit, shkruan arbresh.info.
“Në emër të Institutit për Politika Zhvillimore (INDEP) po ju përcjell reagimin tonë ndaj vendimit të Qeverisë për refuzimin e projektit të gazit. ‘Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) e sheh me shqetësim refuzimin, dhe veçanërisht mënyrën e refuzimit që Qeveria e Kosovës i ka bërë projektit të gazit dhe rrjedhimisht Marrëveshjes së Uashingtonit”, thuhet në reagim.
Refuzimi pa alternativë që Qeveria i ka bërë programit të MCC-së dhe mungesa e transparencës për këtë proces dhe alternativat e tjera , sipas INDEP, janë tregues për nevojën e menjëhershme për ndryshim të qasjes nga ana e Qeverisë.
Përpara çdo refuzimi të këtij projekti, sipas INDEP, Qeveria do të duhej t’i ofronte publikut dhe partnerëve të MCC-së alternativën që Kosova ka zgjedhur.
“I kërkojmë Qeverisë që urgjentisht të sqaroj të gjitha rrethanat dhe arsyetimet e këtij refuzimi dhe të rishqyrtoj atë në kornizën e diskutimeve për rrugën e dekarbonizimit. Pa miratim të Strategjisë së Energjisë dhe Planit Kombëtar për Energji dhe Klimë, pa udhëzues për largim nga qymyri dhe pa udhëzues të dekarbonizimit, Qeveria ka hequr nga tavolina njërin nga opsionet e mundshme në rrugën e tranzicionit të energjisë. Futja e infrastrukturës së gazit nga viti 2030 apo 2035 do të ishte një aset i mirë për reduktim të emetimeve kundër ndryshimeve klimatike dhe për përfundimin e infrastrukturës së gazit”, thuhet tutje në reagim, shkruan arbresh.info.
Ky institut pohon se Kosova ende nuk ka miratuar Planin Kombëtar për Energji dhe Klimë dhe Strategjinë e re për Energji. Për më tepër, ende nuk ka një strategji për dalje nga qymyri.
“Qeveria e Kosovës, me refuzimin që i ka bërë opsionit të gazit, duhet të qartësohet se cila do të jetë rruga tjetër dalëse nga përdorimi i qymyrit. Eliminimi nga tavolina i opsionit të gazit tranzicional është një hap i madh. Minimalisht, Qeveria nuk duhej ta ndërmerrte këtë hap, pa një konsultim të hapur e të gjerë shoqëror, duke përcjellë atë edhe me një proces të rregullt të konsultimit publik ku do të mund të ballafaqoheshin opsionet”.
Përfundimisht, konsiderojmë që vendimmarrja në çështjet e energjisë, nuk mund të merret pa marrë në konsideratë faktorët rajonal të çështjes.
Të gjitha shtetet fqinje përveç Kosovës e kanë të zhvilluar infrastrukturën e gazit dhe e konsiderojnë atë, një dritare të mundshme në rrugën e tranzicionit.
INDEP thotë se nëse Kosovës, për dallim prej rajonit, qymyri po i del më i lirë dhe më pak ndotës sesa gazi, këtë duhet ta dëshmoj me kalkulime të sakta dhe me një strategji të qartë dalëse nga qymyri.
“I kërkojmë Qeverisë dhe Ministrisë së Ekonomisë që të bëjë transparencën e plotë të procesit, përfshirë konsultat, afatet, përgjigjet dhe dokumentet përcjellëse që kanë quar deri tek ky vendim. Këtë vendim, Qeveria duhet ta pasojë me një strategji të qartë dalëse nga qymyri dhe një plan të transformimit të sistemit tonë energjetik. Nuk mund të refuzohet një plan për mungesë kalkulimesh, pa një alternativë tjetër dhe me kosto të kalkuluara. Largimi nga qymyri dhe dekarbonizimi i plotë e i përballueshëm nuk kanë alternativë”, thuhet në fund të reagimit të këtij instituti. /arbresh.info/
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...