Shkelja më e madhe e kryeministrit, Albin Kurti, është tërheqja nga premtimet për dialog dhe vazhdimi i avazit të vjetër.
Të paktën kështu po e vlerësojnë ata që merren më çështje politike në vend.
Duke komentuar vendimet fundit dhe zhvillimet që po bëhen në dialog, njohësi i çështjeve politike, Shkodran Ramadani thotë se Kurti ka harruar premtimin e madh që dialogu do të vazhdohet vetëm për të diskutuar për njohjen e Kosovës.
“Shkelja më e madhe është se Kurti ka thënë se do të ulet në dialog vetëm për njohje dhe ajo tash nuk është as në diskutimi e çështja e targave nuk është në leverdinë tonë më ë madhe si shtet, pasi kjo se dëmton shumë Serbinë. Kjo është një strategji e gabuar e Qeveris Kurti”, vlerëson Ramadani .
Sipas tij, në këtë dialog dhe me vendimin që të formohet një grup punues për targat, Kurti vetëm po vazhdon avazin e vjetër.
“Ka një vazhdimësi të qeverive të kaluar dhe prurjet e reja janë krejt simbolike. Kurti nuk ka sjell asgjë të re vetëm ka pranuar formatin që ka qenë deri tash dhe ka shkelë premtimet që ka bërë dikur pasi s’kemi dialog të ri por kemi vetëm dialog të vazhdimit të mëhershëm”, përfundoi ai.
Se Kurti po e ndjek rrugën e paraardhësve të tij e thotë edhe gazetari, Lavdim Hamidi.
Sipas Hamidit, vendimet e tilla si në rastin e veriut, po përsëritet vetëm në kohën e zgjedhjeve.
“Vendimi për zbatimin e reciprocitetit të targave dhe aksioni i Policisë në veri ka qenë i drejtë. Edhe marrëveshja e arritur nuk është në dëm të Kosovës, por Qeveria e Kosovës duhet sa më parë ta publikojë marrëveshjen e plotë, në mënyrë që të hiqen të gjitha dilemat sa i përket lejimit të tabelave ilegale në veri. Sa here që Kosova që e ka garantu SHBA-në dhe BE-në, sidomos SHBA-në, nuk del keq nga marrëveshjet e tilla. Kryeministri Kurti po e ndjek rrugën e parardhesve të tij në Qeveri se sa here që i nevojitet për tema të brendshme, zgjedhjet lokale ose edhe pandemia, krijon situata siç ishte rasti në veri e temat e tilla sigurisht se e rrisin elektrizimin e elektoratit të tij. Përndryshe një marrëveshje e tillë ka qenë e nënshkruar gati një dekadë më parë në Bruksel, por për çështje më shumë teknike nuk është zbatuar”, vlerëson Hamidi.
Të enjten është arritur marrveshja në Bruksel mes Kosovës e Serbisë për targa.
Në këtë marrëveshje, Kosova duhet të heq Njësinë Speciale nga veriu derisa serbët duhet të largojnë barrikadat e vendosura në rrugët që të qojnë për në Jarinjë e Bërnjak.
Kjo marrëveshje erdhi si rezultat i bllokadës gati dy javore në veri të Kosovës pas vendimit të Qeverisë së Kosovës, për reciprocitet me targa për veturat e Serbisë./Vlora Selimi/arbresh.info/
Dumfires vazhdon me Interin edhe katër vite tjera
Mes shumë mungesash, Ancelotti ka zgjedhur 11-shen për ndesh...
Ambasada e Shqipërisë uron 28 Nëntorin
Vrasja e Martin Canit, nxënës, mësues dhe prindër me marshim...
Tubim në Gjirokastër, Kumbaro: Kënaqësi të bisedosh me gjiro...
Joe Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën