Ministrja Albulena Haxhiu raportoi sot para Komisionit për Legjislacion:
Para anëtarëve të këtij komisioni ka paraqitur ekspozetë për projekt-kodin e procedurës penale, projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 04/l-213 për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet penale si dhe projekt-ligjin për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet civile
Ministrja Haxhiu theksoi se qëllimi i këtij Projekt-ligji është realizimi i objektivave për të përmirësuar qasjen në drejtësi, fuqizimin e sundimit të ligjit, zbatimin më të lehtë dhe efikas të legjislacionit dhe avancimin e legjislacionit në fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtare në çështje penale, dhe e bënë këtë ligj në pajtim me legjislacionin e BE-së dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.
Lidhur me Projekt-ligjin për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në Çështjet Civile, ministrja Haxhiu ka bërë të ditur se objektiv kryesor i Projektligjit është intensifikimi i bashkëpunimit juridik ndërkombëtar të Kosovës me vendet e huaja, si rezultat i së cilës do të ngritët efikasiteti i procedurave gjyqësore për çështjet civile dhe komerciale.
“Avancimi i bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në çështjet civile, do të ndikoj drejtpërdrejtë në mënyrë pozitive edhe në anëtarësimin e Kosovës në të ardhmen në Konventat relevante ndërkombëtare që i rregullojnë këto çështje” tha ministrja Haxhiu.
Ministrja Haxhiu para anëtarëve të komisionit për Legjislacion, ka folur edhe për Projekt Kodin e Procedurës Penale duke theksuar përkushtimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe Qeverisë së Kosovës në avancimin e drejtësisë penale për të vendosur sundim të ligjit në vend.
“Vizion ynë parasheh që sundimi i ligjit të bëhet përmes fuqizimit dhe funksionimit efikas të gjyqësorit dhe prokurorisë, avancimit të drejtësisë penale, përmirësimit të qasjes në drejtësi si dhe luftës të pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar” shtoi ministrja Haxhiu”.
Projekt-ligjet e prezantuara nga ministrja Haxhiu, morën mbështetje të anëtarëve të Komisionit për Legjislacion, të cilët votuan për këto projektligje në mënyrë unanime.
Para anëtarëve të komisionit për Legjislacion, ministrja theksoi se është e gatshme për të bashkëpunuar dhe për të ofruar sqarime rreth projektligjeve apo aktiviteteve të saj si ministre, sa herë që një gjë e tillë kërkohet nga anëtarët e këtij Komisioni. /arbresh.info/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...