Në pjesën më të madhe ku ka numër më të madh të shkollave në Kosovë, sipas raporteve të komunave është duke u zhvilluar mësimi me prani fizike dhe me orë të plota mësimore.
Ndërsa në shkollat ku ka numër më të madh të nxënësve, mësimi po zhvillohet me prani fizike, por në klasa të ndara në grupe me jo më shumë se 20 nxënës dhe një numër i vogël I shkollave po punojmë me mësim të kominuar, Kështu ka bërë të ditur zëvendësministrja e Arsimit, Edona Maloku-Bërdyna në konferencën e rregullt për media, raporton Klan Kosova.
“Sipas të dhënave të Inspektorit të Arsimit deri më tani në Prishtinë, 39 shkolla janë duke punuar sipas skenarit-rikthimi dhe 22 në skenarin A, për të ndarë në grupe. Në Fushë Kosovë tre kanë filluar procesin mësimor në skenarin A. Në Obiliq tetë në skenarin rikthimi dhe 10 në sekanrin A. Në Pejë 17 shkolla kanë filluar procesin mësimor në skeanrin-rikthimi, 15 në skenarin A dhe dy në skenarin B, që është mësim i kombinuar”, ka njoftuar ajo.
Maloku-Bërdyna ka folur edhe për tekstet shkoloore ku tha se shkaku që tekstet vonohen janë se drejtoritë komunale nuk kanë njoftuar me kohë për numrin e saktë të nxënësve, po ashtu librat ofrohen falas për klasat nga e 1 deri në 9.
“Sipas të dhënave të komisionit për shpërndarjen e teksteve, në të gjitha shkollat e Kosovës ka përfunduar shpërndarja e teksteve. Kurse furnizimi është bërë në harmoni me kërkesat të cilat i kanë dërguar Drejtoritë Komunale të Arsimit. Si Ministri e Arsimit, disa herë kemi bërë njoftime në DKA-të që të jenë të kujdesshme për grumbullimin e të dhënave për numrin e nxënësve, sepse tekstet shkojnë vetëm në bazë të kërkesave që ne na dërgojnë DKA-të. Andaj nëse ndonjë nxënës ka mbetur pa tekste mësimore, përgjegjësia bie tek ata të cilët i kanë dërguar të dhënat e nxënësve për pajisjen për këto tekste”, ka shtuar ajo.”
Zëvendësministrja e Arsimit theksoi se këtë vit me tekste alternative do të punojnë klasat e 6 dhe 7.
Gjithashtu ajo shtoi se: “Bazuar në të dhënat e dorëzuara nga komunat, mbi 90 përqind e mësimdhënësve dhe stafit tjetër që punon në shkolla janë vaksinuar. Më shumë se 65 përqind e tyre janë me të dy dozat”, përfundoi kështu në konferencën e rregullt. /arbresh.info/
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?