Zjarr në një spital në Rumani, nëntë persona humbin jetën

14:30 | 1 Tetor 2021
A. B.

Zjarri që shpërtheu mëngjesin e së premtes në qytetin port të Rumanisë, Constanta, la të vdekur të paktën nëntë persona, thanë autoritetet.

Të gjithë pacientët e tjerë u evakuuan nga spitali, shkruan bbc transmeton arbresh.info

Ministria e Shëndetësisë tha në një deklaratë se më shumë detaje do të jepen në një konferencë shtypi.

Ai tha se 113 pacientë ishin në njësinë mjekësore të spitalit, 10 prej të cilëve ishin pacientë të njësisë së kujdesit intensiv.

Kujtojmë se, Rumania ka pasur dy zjarre të tjera vdekjeprurëse në spitale gjatë vitit të kaluar, gjë që ka ngritur shqetësime për infrastrukturën spitalore të vendit. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme