Anthony Martial do të largohet nga Manchester United qysh në afatin kalimtar të janarit.
Sulmuesi francez nuk është duke pasur hapësira tek Djajtë e Kuq dhe ka vendosur largimin nga klubi.
Raportimet e fundit në mediat angleze tregojnë se United tanimë ka vendosur që ta shes francezin në afatin kalimtar të janarit dhe i kanë vendosur edhe çmimin e largimit.
25-vjeçari këtë edicion ka luajtur vetëm në gjashtë ndeshje, ku në total ka 190 minuta, pasi në pesë prej tyre është inkuadruar nga banka rezervë.
Gjiganti anglez i ka vendosur çmimin e largimit dhe nga shitja e tij synon të fitojë 50 milionë euro.
Borussia Dortmund, Barcelona dhe Lyon janë tri skuadrat që po monitorojnë situatën e sulmuesit francez.
Gjithsesi United shpreson që ta shes lojtarin qysh në janar, pasi trajneri Ole Gunnar Solskjaer nuk llogarit më në shërbimet e tij. /Telegrafi/
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...