Google ADS

Janë thesar për trupin: Katër ushqimet që kanë më shumë kalcium se qumështi

10:41 | 1 Tetor 2021
Trina Galanxhi

Kalciumi është një mineral thelbësor që është shumë i rëndësishëm për shëndetin tonë. Ne shpesh mund të dëgjojmë se qumështi është burimi i tij kryesor, por kjo nuk është plotësisht e vërtetë.

Sipas disa studimeve, ju mund të merrni një dozë ditore të kalciumit edhe nga ushqimet tjera, transmeton portal arbresh.info

Se cilat janë katër ushqimet që kanë kalcium më shumë se qumështi, mund t’i gjeni më poshtë.

Farat chia

Vetëm 45 gram e farave chia në ditë mund t’ju sigurojë të njejtën sasi kalciumi sa edhe një gotë qumësht. Në këtë mënyrë ju mund t’i mbani kockat, dhëmbët dhe thonjtë tuaj të shëndetshëm. Farat chia janë gjithashtu plot fibra dhe proteina për t’ju ndihmuar të qëndroni të ngopur më gjatë.

Farat e susamit  

Farat e susamit, të zeza ose të bardha, janë plot me kalcium. Ato janë burime të shkëlqyera të manganit, zinkut dhe bakrit. Vetëm 30 gram mund t’ju ​​sigurojnë 300 mg kalcium. Shtimi i tij çdo ditë në një sallatë ose smoothie mund të zvogëlojë rrezikun e osteoartritit të gjurit. Përveç kësaj, ato mund të ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut, zvogëlimin e inflamacionit dhe uljen e kolesterolit.

Farat e lulekuqes

Farat e lulekuqes janë veçanërisht të pasura me mangan dhe kalcium. 20 gramë nga këto fara të vogla mund t’ju ​​sigurojnë 300 mg kalcium. Këto fara janë gjithashtu të pasura me proteina dhe bakër. Konsumimi ditor mund të ndihmojë trupin që të përdorë më mirë aminoacidet, yndyrnat dhe karbohidratet dhe t’i mbajë kockat të shëndetshme, transmeton portal arbresh.info

Perimet me gjethe jeshile

Perimet e errëta me gjethe jeshile janë burim mahnitës i kalciumit. Gjethet janë veçanërisht të pasura me këtë mineral të çmuar dhe duhet të jenë pjesë e dietës së përditshme. Vetëm 150 deri në 200 gram gjethe jeshile mund t’ju ​​sigurojnë kalcium të mjaftueshëm. Përveç kësaj, perimet me gjethe jeshile janë të pasura me hekur, e cila konsiderohet se është thelbësore për formimin e qelizave të kuqe të gjakut./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme