Vjehrri dhe burri ushtrojnë dhunë psikike dhe fizike, gruaja i denoncon në polici

10:36 | 1 Tetor 2021
S D

Një grua është ankuar në polici pasi që burri dhe vjehrri e kanë sulmuar atë, shkruan arbresh.info.

Të dyshuarit janë arrestuar, ndërkaq viktima ka marr tretman mjekësor.

“Podujevë, 30.09.2021 – 17:00. Viktima femër kosovare ka kërkuar ndihmë mjekësor. Pas tretmanit mjekësor në QKUK, viktima ka informuar se ditë më parë është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj mashkull kosovar dhe në vazhdimësi është keq trajtuar psiqikisht nga i dyshuari mashkull kosovar (vjehrri i saj). Të dyshuarit janë arrestuar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit, palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt’, thuhet në raportin e PK./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme