Australia do të rihapë kufijtë e saj ndërkombëtar nga muaji nëntor, duke u dhënë kështu lirinë e shumëpritur qytetarëve të vaksinuar dhe të afërmëve të tyre.
Që nga marsi i vitit 2020, Australia vendosi rregullat më të rrepta të kufijve në botë, duke u ndaluar njerëzve që të largoheshin nga vendi, shkruan BBC, transmeton portal arbresh.info
Kjo lloj politike është vendosur me qëllim të frenimit të koronavirusit, duke ndarë në mënyrë të padiskutueshme edhe familjet e shumta.
“Tani është koha që australianët t’i kthehen jetës normale”, tha kryeministri Scott Morrison.
Shteteve me norma vaksinimi mbi 80% do t’u jepet e drejta për të udhëtuar jashtë shtetit.
Udhëtimet nuk do të jenë menjëherë të hapura për të huajt, por qeveria tha se po punonte “drejt mirëpritjes së turistëve përsëri në brigjet tona”.
Aktualisht, njerëzit mund të largohen nga Australia vetëm për arsye të jashtëzakonshme, siç është puna thelbësore ose vizita e një të afërmi që po vdes.
Hyrja lejohet për qytetarët dhe të tjerët me përjashtime, por ka kufizime të kufizuara në numrat e mbërritjes. Kjo ka lënë dhjetëra mijëra të bllokuar jashtë shtetit.
Sidnej dhe Melburne vazhdojnë të mbesin në izolim për shkak të numrit në rritje të infeksioneve./arbresh.info/
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...
Kurti pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Af...
Nesër nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pje...
U ofendua nga Edi dhe Driloni, përkeqësohet gjendja shëndetë...