I shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Pejë për konflikt interesi, kryetari i Klinës, Zenun Elezaj ka treguar që pas ankesës në Gjykatën e Apelit, kjo e fundit i ka kthyer një udhëzim Themelores në Pejë me çka, siç tha ai, i është treguar se si duhet të veprojë me rastin e tij.
Elezaj i cili në dhjetor të vitit 2020 u dënua me 4-mijë euro gjobë, akuzohet për punësimin e vajzës së tij në Qendrën e Mjekësisë Familjare “Nënë Tereza” në Klinë.
Sipas Prokurorisë në Pejë, kryetari Zenun Elezaj, edhe pse e kishte ditur se vajza e tij ka për të aplikuar në konkurs, ka formuar komisionin për zhvillimin e procedurave për krijimin e marrëdhënies se punës lidhur me po të njëjtin konkurs duke krijuar kështu konflikt interesi pasi ky konkurs e kishte përzgjedhur vajzën e kryetarit si më të suksesshmen.
Por Elezaj në ATV tha se nuk ishte në dijeni që vajza e tij ka qenë në listën e kandidatëve për punësim në këtë qendër të mjekësisë familjare, gjersa shtoi se nuk ka qytetar të Klinës, përveç kundërshtarëve politik, që thotë se ai e ka dëmtuar dikë tjetër me këtë veprim.
Sipas tij, Klina në vazhdimësi ka mungesë të mjekëve, çka ka bërë të hapen konkurse të vazhdueshme, sepse dukuria e ikjes së mjekëve jashtë vendit e ka prekur edhe këtë komunë.
Si shembull ai mori dy vajzat e tij, njëra nga të cilat thotë të ketë punuar për 5-6 muaj në Klinë dhe tashmë ndodhet në Gjermani dhe vajza tjetër e cila veçse e ka marrë kontratën për të vazhduar punën si mjeke jashtë vendit.
“Të gjithë qytetarët e Klinës e dinë rastin e aktakuzës sime për punësimin e vajzës edhe Gjykata e Apelit ia ka kthyer Gjykatës Themelore në Pejë një udhëzim se çka me bo, sepse çdonjëri e di se kur firmos komisioni, nuk është lista e kandidatëve. Tani besoj që në shkallën e dytë, nuk ka pas. Nuk ka qytetar të Klinës, përveç kundërshtarëve politik që thotë se unë e kam dëmtuar një tjetër, sepse ne kemi mungesë. I kemi 11 mjekë jashtë komunës së Klinës, sot janë pesë vende të lira, i kemi konkurset, për çdo ditë po marrim njerëz. Edhe vajza ime që është në Gjermani, ka punuar 5-6 muaj, e kam edhe tjetrën mjeke, edhe ajo shkon, e ka marrë kontratën. Ju po e shihni situatën që është me mjekët,” – u shpreh Elezaj.
Ai shtoi se është demotivuar nga kallëzimi penal i ushtuar kundër tij nga Agjencia Kundër Korrupsion në Kosovë, pasi siç u shpreh, të gjithë qytetarët e Klinës thonë se nuk është reale.
“Të them të drejtën jam shumë i pakënaqur, shumë i demotivuar sepse me gjithë angazhimin tim, me mu ngritë një aktakuzë e tillë! E dinë të gjithë qytetarët e Klinës të gjithë thonë se nuk është reale. Por, unë do të merrem me organet e drejtësisë dhe gjithsesi që do të respektoj çdo vendim, por të gjithë qytetarët e Klinës e dinë se nuk ka asgjë në atë punë dhe ajo punë do të kthehet aty ku e ka vendin,” – tha për fund Elezaj./ATVLIVE/
Gruaja bie nga kati i shtatë i një banese në Fier, dyshohet ...
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...