Google ADS

“Covid do të jetë mes nesh për disa vjet”

00:07 | 1 Tetor 2021
Trina Galanxhi

Bashkëthemeluesja e kompanisë farmaceutike “BionTek”, Ozlem Tureci, ka theksuar se koronavirusi do të qëndrojë mes nesh për disa vjet.

Në një deklaratë për CNBC amerikane, Tureci theksoi se bota është ende duke luftuar koronavirusin dhe se kompania, e cila së bashku me Pfizer kanë zhvilluar vaksinën kundër koronavirusit, po monitoron nga afër situatën kur bëhet fjalë për llojet e reja të mundshme, transmeton portal arbresh.info

“Në këtë moment, doza e tretë, e cila provokon një përgjigje imune shtesë, në vetvete vepron në mënyrë mbrojtëse për çdo variant ekzistues të virusit,” tha Tureci, raporton Daily Sabah.

Ajo gjithashtu deklaroi se vaksinat Pfizer mund të mos mbrojnë popullatën nga llojet e reja në të ardhmen, dhe se të gjithë në kompani duhet të jenë gati për një të ardhme të tillë në mënyrë që të marrin masa mbrojtëse të shpejta dhe efektive.

“Koronavirusi ka filluar të vihet nën kontrollë, por duhet të dimë që virusi do të qëndrojë mes nesh edhe për disa vjet të tjera”, tha ajo.

Themeluesit e kompanisë Biontek, Ugur Sahin dhe Ozlem Tureci kanë qenë të përfshirë në zhvillimin e vaksinës së koronavirusit që nga fillimi, dhe përpjekjet e tyre u njohën në fund të marsit të këtij viti kur morën njohjen më të lartë gjermane për zhvillimin e vaksina e koronavirusit.

Atyre iu dha edhe çmimi Kryqi i Meritës i Kalorësit. Çmimi iu dha nga Kancelarja Angela Merkel dhe Presidenti Frank-Walter Steinmeier në Pallatin Bellevue në Berlin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme