Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka reaguar pas refuzimit të gaz përçuesit amerikan nga Qeveria e Kosovës, i cili ishte paraparë të kalonte nëpër territorin e Kosovës.
Sipas LDK-së, me këtë vendim Kosova ka humbur 200 milionë dollarë, që ishte konfirmuar më parë nga presidenti i SHBA-ve, Joe Biden si grant për Kosovën, shkruan arbresh.info.
“Sot, Qeveria e Kosovës refuzoi projektin më gjeostrategjik amerikan në Ballkan, atë të gaz përçuesit, që do t’i siguronte shtetit tonë furnizim me gaz e së këndejmi dhe tranzicionin e nevojshëm energjetik. Përveç se, në paranoizmin e pashpjegueshëm politik, e cilësoi të njëjtin si “gaz rus”, me këtë vendim, Kosova i refuzoi dhe 200 milionë dollarë, që Presidenti Biden, kohë më parë i kishte konfirmuar si grant – fonde falë – për Republikën e Kosovës dhe projektin në fjalë”, thuhet në reagimin e LDK-së.
Sipas këtij subjekti politik, ky hap i qeverisë, është një hap i gabuar strategjik.
“ Një veprim i pakuptueshëm për interesat shqiptare në rajon. Një humbje financiare dyqind milionëshe në një vend pa zhvillim. E pakuptimtë, e dëmshme, e papranueshme. Përkushtimi i Kosovës në projekte strategjike amerikane nuk duhet të ketë hezitim. Ecja jonë strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të jetë e përbashkët në politikë, ekonomi, siguri e energjetikë”, thuhet tutje në reagim./arbresh.info/
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...