Romelu Lukaku është shndërruar në pikë referencë në sulmin e Chelsea-t kampion Europe, teksa trajneri Thomas Tuchel e ka aktivizuar në majën të repartit të avancuar, në skemën e tij 3-4-2-1.
Sulmuesi belg, që u ble për 115 milionë euro nga Interi, ka përmbushur prithsmëritë në këtë fillim sezoni, megjithatë në dy ndeshjet e fundit, ndaj Manchester City-t në kampionat dhe Juventusit në Ligën e Kampionëve, është parë në vështirësi.
Ish trajneri i Chelsea-t dhe njëkohësisht njeriu që “ringjalli” Lukakun te Interi, Antonio Conte foli me superlativa për belgun dhe “thumboi” gjermanin Tuchel, duke theksuar se sulmuesi nuk po përdoret ashtu si duhet.
“Lukaku është i jashtëzakonshëm dhe po bën shumë mirë, por jam i bindur që niveli i tij mund të përmirësohet shumë më tepër. Ai është një lojtar që mund të jetë i rrezikshëm në çdo pozicion të fushës, madje edhe kur duket se është në hije, por te Chelsea nuk po mësojnë ta përdorin si duhet. Një sulmues si Lukaku është i rrezikshëm kur luan në zonë, por më të mirën e tij e jep kur niset nga mesi i fushës, pasi ka cilësi teknike, shpejtësi dhe forcë të konsiderueshme. Për më tepër, është edhe shumë bujar, pasi asiston shumë shpesh për shokët e skuadrës. Lojtarë të tillë është shumë e vështirë t’i gjesh, por mund të them se këto karakteristika i shoh te Erling Haaland”, deklaroi Conte.
Trajneri italian ishte ai që kërkoi me ngulm Lukakun te Interi në verën e 2019-ës dhe pikërisht me zikaltrit, sulmuesi belg ka arritur të shpresë më së miri cilësitë e tij dhe tani po kërkon konfirmimin te Chelsea.
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Shtërpcë, policia ni...
Osmani takohet me ministren kanadeze, diskutojnë për situatë...
Jashari takohet me shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosu...
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...