Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i pranoi sot letrat kredenciale nga ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu. Pasi i uroi mirëseardhje ambasadorit të ri italian, Presidentja Osmani theksoi se Republika e Kosovës dhe Italia gëzojnë raporte të shkëlqyeshme dhe se pret që këto raporte të thellohen edhe më tutje.
Italia, sipas presidentes Osmani, ka qenë mbështetëse e vazhdueshme e proceseve politike në Kosovë dhe po vazhdon të na ndihmojë në forcimin e shtetësisë sonë.
“Lidhjet tona të hershme politike dhe kulturore janë shembull i bashkëpunimit. Ne presim që këto lidhje t’i thellojmë edhe më tej, sidomos në bashkëpunimin kulturor dhe arsimimin e të rinjve”, ka theksuar Presidentja Osmani.
Sipas saj, rritja e shkëmbimeve akademike, e mobilitetit të të rinjve dhe krijimi i urave të bashkëpunimit mes të rinjve tanë, duhet të jenë në qendër të vëmendjes.
Në anën tjetër, ambasador i Antonello De Riu e falënderoi Presidenten Osmani për pritjen e sotme. Ai tha se Italia do të vazhdojë ta përkrahë procesin e integrimit euro-atlantik të Republikës së Kosovës.
Ai po ashtu ka theksuar se do të angazhohet në forcimin e mëtutjeshëm të raporteve bilaterale në mes të dy shteteve, përfshirë këtu edhe bashkëpunimin ekonomik dhe kulturor, njofton zyra e presidencës./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?