Kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq deklaroi se “sot fillon epoka e përmbushjes së marrëveshjeve të arritura deri më tani në Bruksel”, duke shkruar për marrëveshjen e arritur sot mes Kosovës dhe Serbisë për shtensionimin e situatës në pikëkalimet kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.
“Ky është realiteti që Albin Kurti duhet ta pranojë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Petkoviq.
“Duke filluar nga marrëveshja që ka të bëjë me Asociacionin e komunave me shumicë, e cila do të jetë tema e takimit të parë të ardhshëm në Bruksel. Pas dy ditësh negociatash të vështira, ne arritëm një marrëveshje me të cilën jemi të kënaqur! Ne kemi mbrojtur automjetet me tabelat e qyteteve serbe në Kosovë, nuk do të ketë më heqje të targave serbe apo vendosje agresive të targave me shenja nga Prishtina”, ka shkruar Petkoviq në Twitter.
Данас почиње епоха испуњавања до сада постигнутих споразума у Бриселу и то је реалност коју @albinkurti што пре треба да прихвати!
Почевши од споразума о таблицама до оног који се тиче Заједнице српских општина, што ће бити тема првог наредног састанка у Бриселу. 1/3— Петар Петковић (@PetkovicPetar) September 30, 2021
Në një komunikatë të lëshuar nga Bashkimi Evropian, lidhur me marrëveshjen e arritur sot thuhet ndër tjerash se “BE-ja mori parasysh shqetësimet e ngritura nga pala e Beogradit në lidhje me moszbatimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”
Edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, e përmendi Asociascionin, për të cilin pritet të ketë diskutim në takimin e ardhshëm të nivelit të lartë mes tij dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...