Bekim Jashari iu bën thirrje partive të bëhen bashkë përballë Serbisë

15:19 | 30 Shtator 2021
A. B.

Të gjithë bashkë opozitë e pozitë duhet të behën bashkë dhe mos të përçahen për interesa të mëdha të Kosovës.

Ky ishte mesazhi i Kryetarit të Skenderajt, Bekim Jashari, raporton arbresh.info

Për Arbresh.info, Jashari ka komentuar marrëveshjen e arritur sot në Bruksel.

” Nuk e kam pa marrëveshjen e arritur ende por unë jam për reciprocitet me Serbinë. Të gjithë duhet të jemi të bashkuar pa dallime pozitë e opozitë për interesa të Kosovës”. Këto komente i pari i Skenderajt që njehërit është djali i heroit Hamëz Jashari i bëri gjatë pranim dorëzimit të shtatë trupave të Rezallës të cilët ishin masakruar në Rrezallë gjatë luftës në Kosovë e ku u gjeten në varrezën masive në Kizhevak. /arbresh.info/

Lexo edhe:

Kurti: Të zhdukurit janë çështja e parë në dialog më Serbinë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme