Google ADS

Ursula von der Leyen: Mirëpres marrëveshjen për targat, dialogu Kosovë-Serbi duhet të vazhdojë

13:42 | 30 Shtator 2021
A. B.

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen e ka mirëpritur marrëveshjen për targat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Der Leyen në një postim në Twitter marrëveshjen e arritur e ka quajtur zhvillim shumë pozitiv, ndërkaq thotë se dialogu Kosovë-Serbi duhet të vazhdojë.

“Mirëpres marrëveshjen e arritur sot në Bruksel midis Serbisë dhe Kosovës. Ky është një zhvillim shumë pozitiv pas takimeve të mia me Presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Kjo është mirë për tërë rajonin. Dialogu tani duhet të vazhdojë”, shkruan ajo.

Ndryshe, i dërguar i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka konfirmuar se është arritur një marrëveshje për targa mes Kosovës dhe Serbisë. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme