Aktori turk me origjinë shqiptare, Can Yaman është përfolur se i ka dhënë fund lidhjes me moderatoren sportive Diletta Leota, disa muaj pas propozimit për martesë.
Spekulimet se janë ndarë u konfirmuan nga vetë prezantuesja italiane, gjatë një interviste për mediat italiane.
“Ne jemi dy 30-vjeçarë që u takuam, të cilët e donin njëri-tjetrin, të cilët u përpoqën të jetonin këtë pasion të madh. Ne të dy jemi shumë të apasionuar, ndoshta ai edhe më shumë se unë, dhe ishte gjithçka shumë shpejt, shumë bukur. Jeta reale është në anën tjetër të ekranit dhe ishte e vështirë të mbash gjithçka private”, tha ajo.
Yaman i propozoi asaj shkurtin e kaluar, me një unazë me vlerë 40,000 euro.
Të dy ishin duke darkuar në një restorant në Romë, kur një flamur u shfaq në qiell, ku shkruhej: “Dëshiron të martohesh me mua?” Të dua, Can”./arbresh.info/
BE paralajmëron mbështetësit e Rusisë
Ishte i dënuar me burgim për dhunë në familje dhe dy vepra t...
Granti prej 100 mijë eurosh, LDK dorëzon kallëzim penal ndaj...
Gërvalla deklarohet e pafajshme për mosdeklarim të pasurisë
Kryeministri Kurti apel të rinjve: Ky vend ia vlen fortë të ...
Nis prezantimi i Studimit të Rinisë 2024,nga Fondacioni Frie...