Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka thënë se marrëveshja e arritur në Bruksel është sukses për Republikën e Kosovës.
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se BE dhe ShBA nuk duhet ta harrojnë kërcënimin për luftë nga Vuçiq një javë më parë.
“Anash patriotizmin, anash premtimet elektorale lidhur me dialogun, anash qëndrimet lidhur me dialogun ne te kaluarën nga partia ne pushtet, marrëveshja e arritur është sukses për Republikën e Kosovës.
Vuçiq një javë më herët kërkonte lufte, sot iu kthye kërkesës për paqe! EU dhe USA duhet qe këtë fakt mos ta harrojnë dhe kalojnë ne heshtje”, ka shkruar ai në Facebook, raporton arbresh.info.
I dërguar i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, ka njoftuar se palët kanë arritur marrëveshje sa i përket bllokadës në veri.
Sipas marrëveshjes më 2 tetor do të hiqen bllokadat dhe Njësia Speciale e Kosovës, ndërsa do të vazhdojë masa e reciprocitetit për targat./arbresh.info/
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...