Google ADS

Von der Leyen pas takimit me Vuçiq: Në dialog të gjendet zgjidhja për situatën me Kosovën

11:08 | 30 Shtator 2021
V. S.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka takuar në Beograd, Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministren Ana Bërnabiq.

Pas takimit me Vuçiq, Von der Leyen, është shprehur se për ta zgjidhur situatën e krijuar me targat me Kosovën duhet të përdoret dialogu.

“Lavdërova hapat e marrë në reformat për rend e ligj. Po ashtu progresi i mëtejmë është i rëndësishëm në mënyrë që Serbia ta bashkohet në BE”.

“Po ashtu kyçe është që të përdoret dialogu i ndërmjetësuar nga BE që është gjendet zgjidhje e qëndrueshme për situaën aktuale me Kosovën”, është shprehur Von der Leyen.

“Bashkëpunimi është rruga e vetme”.

Ndërkaq pas takimit me Bërnabiq, ajo nuk ka treguat të ketë folur me të për Kosovën, por ka theksuar diskutimet për tranzicionin e gjelbër që sipas saj BE mund të jenë ndihma më e mirë për t’u arritur ajo./klankosova/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme