Po vazhdon për të 11-tën ditë më radhë protesta e serbeve në Jarinë e Bërnjak.
Edhe sot si çdo ditë tjetër që nga 20 shtatori, protestuesit serbe janë duke vazhduar bllokadën e rrugës e qëndrimin në tenda në dy pikat kufitarë.
E përballë tyre po qëndrojnë për të monitoruar gjendjen pa ndërpre Njësia Speciale e Kosovës.
Moti i ftohtë e shiu nuk i ka zmbrapsur as protestuesit e as Njësinë Speciale të largohen nga këto dy pika.
Ndonëse rreth kësaj gjendje të mërkurën në Bruksel u takuan dy palët, Kosova e Serbia për të gjetur një zgjidhje, duket se marrëveshja nuk u arritë, raporton arbresh.info
Pas takimit, ishte shefi i delegacionit të Kosovës Besnik Bislimi, ai që tha se marrëveshja për targat është arritur dhe se do të largohen si Njësia Speciale po ashtu edhe barrikadat.
Por i menjëhershëm ishte reagimi i palës serbe e Bashkimit Evropian si ndërmjetësues të bisedimeve.
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano tha se dialogu mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë i lehtësuar nga BE-ja, nuk ka përfunduar dhe se negociatat vazhdojnë për të gjetur një zgjidhje për krizën aktuale në veri të Kosovës.
Kujtojmë se ishte vendimi i Qeverisë së Kosovës, që qe nga 20 shtatori mos të lejohet as një veturë e ardhur nga Serbia të hyj në territor të Kosovës më targat serbe.
Kjo edhe shkaktoi pakënaqësi të pala serbe duke bërë që dy kufijtë në veri të jenë të mbyllur tash e 11 ditë nga bllokada e krijuar./arbresh.info/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...