Ronald Koeman ka këmbëngulur se e ka përkrahjen e Barcelonës dhe të lojtarëve, pas një humbjeje tjetër turpëruese 3:0 kundër Benficës në Ligën e Kampionëve të mërkurën.
Benfica e mposhti 3:0 Barçën të mërkurën, duke ia shkaktuar disfatën e dytë radhazi me të njëjtin rezultat, pasi Bayern Munich e kishte mundur në ndeshjen hapëse të grupit javë më parë.
Kjo është hera e parë që katalonasit i humbin dy ndeshjet e para në Ligën e Kampionëve.
Presioni ndaj trajneri holandez është duke u shtuar tej mase, pasi Barça e ka fituar vetëm njërën prej pesë ndeshjeve të fundit.
Mesfushorët Frenkie de Jong dhe Sergio Busquets e mbrojtën Koemanin edhe pas turpërimit në Lisbonë dhe ai beson se e ka përkrahjen edhe të klubit.
“Ndihem i përkrahur nga lojtarët dhe qëndrimi i tyre”, tha Koeman pas ndeshjes.
“Mund të flas vetëm për punën që e bëj me ekipin. Nuk e di për të tjerët por e di për klubin”, shtoi ai.
Së fundmi u raportua se marrëdhëniet mes Koeman dhe Joan Laporta janë përkeqësuar dhe rezultatet si ai i së mërkurës nuk do të ndihmojnë në përmirësimin e tyre. /GE/
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...